Ne Maqedoni mund te vendoset regjimit çift dhe tek në komunikacion,

Nga dita e enjte ndërpritet transporti urban falas që ishte ndërmarrë nga autoritetet e kryeqytetit si masë kundër ndotjes. Po ashtu, nga nesër nuk do të vlejë as masa për lirim nga puna të të sëmurëve kronik, shtatzënave dhe të moshuarve. Këtë vendim drejtuesit e Qytetit të Shkupit, e morën pasi vlerësojnë se këto masa kanë arritur efektin e parashikuar për uljen e nivelit të ndotjes.

Sipas të dhënave të ministrisë së Ambientit për ndjekjen e kualitetit të ajrit, koncentrimi mesatar ditor i grimcave PM10 është nën kufirin e lejuar. Për këtë shkak nga nesër ndërpritet masa për transport publik falas dhe nuk do të ndërpritet edhe pushimi për personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe ata mbi 60 vjet – njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit që takuan dje kreun e Shkupit Koce Trajanovskin, sot kanë vijuar takimet me kreun e komunës Qendër Zhernovski, të cilit i kanë propozuar disa masa kundër ndotjes.

Propozuam disa masa të cilat nëse do ndërmerren mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së ajrit të ndotur, si: më shumë hapësira të gjelbra, të zbatohet ndonjë program për subvencionimin e personave të cilët nuk janë të lidhur me nxehje si dhe të rregullohet komunikacioni. Ai tregoi gatishmëri për këto propozime, ndërsa ne kërkuam që Komuna të sigurojë më shumë buxhet për aktivitete të tilla – deklaroi Jane Dimeski, aktivist.

Zhërnovski deklaroi se Qendra do të sigurojë stacion matës me qëllim që të dihet saktë niveli dhe arsyet e ndotjes.

Fillimisht patjetër të gjenden kush janë ndotësit që pastaj të ndërmarrim masa. Patjetër të kuptojmë kush është shkaku I ndotjes që më pas të dimë çfarë masa të ndërmarrim që ato të kenë efekt –  deklaroi Andrej Zhernovski, Kryetar i komunës Qendër.

Nga komuna Qendër thanë se zgjidhja më e mirë për momentin që të ulet niveli I ndotjes do të ishte vendosja e regjimit çift dhe tek në komunikacion, që kërkon aprovimin e ministrisë së Brendshme. Por, kryeshefi i policisë Agim Nuhiu, tha se që kur ai drejton MPB-në, nuk ka pasur asnjë kërkesë për një masë të tillë. Gjatë ditës së sotme niveli I ndotjes së ajrit në gjithë vendin ka qenë brenda kufirit të lejuar.