Në Maqedoni nga mos respektimi i rregullave humbin jetën 30-35 këmbësorë

Faji është i dyanshëm, si vozitësit që nuk i respetojë rregullat e trafikut ashtu edhe këmbësorët. Rregulli i komunikacionit është që në momentin që këmbësori shkel vizat e bardha vetura duhet të ndalet deri sa këmbësori të kaloj në trotuare, por edhe kjo nuk është absolute sepse ligji thotë se këmbësori para se të kalojë rrugën duhet që të vëzhgojë situarën e rrugës dhe pastaj të vendos që të kalojë.

Si rezultat i mos respektimit të këtyre në vitin që lamë pas kanë humbur jetën 30-35 persona.

“Këmbësorët paraqesin kategorinë më të madhe dhe më të rrezikuar në qarkullimin rrugor. Në Republikën e Maqedonisë mesatarisht në vit jetën e humbin 30-35 persona në aksidente rrugore. Një nga arsyet kryesore për këtë dukuri negative është mungesa e disiplinës, kulturës dhe përgjithësisë nga ana e këmbësorëve por sigurisht edhe nga mungesa e përgjithësisë së vozitësve”, thotë Risto Mançev, sekretar i Këshillit Republikan për Siguri në Trafik.

Këmbësorët ankohen edhe për një gjë tjetër, ata thonë se kur koha është me shi nuk ka kulturë në komunikacion për arsye se këmbësorët që janë në trotuare spërkaten nga makinat.

Ndërsa Risto Mançev Sekretar i këshillit republikan për siguri në trafik thotë se këmbësorët duhet të jenë më të kujdesshëm kur kalojnë rrugën. Ai më tej shtoi se edhe vozitësit të respektojnë këmbësorët sidomos personat më të moshuar. Meqenëse më shumë në aksidente pësojnë të moshuarit.