Në Maqedoni vetëm 36 përqind e grave përdorin kontraceptiv

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Maqedoni janë në rritje. Vetëm këtë verë zyrtarisht në Institutin për shëndet publik janë evidentuar mbi 100 raste. Shumica prej tyre kanë pasur kllamidiа, ndërsa janë regjistruar edhe persona me gonorre, herpes, AIDS si dhe me sifiliz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas dermato-venerologëve sifilizi është më seriozi nga sëmundjet e këtij grupi, ndërsa mund të jetë edhe me përfundim fatal. Mjekët potencojnë se parandalimi më i mirë është përdorimi i mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.

Sipas të dhënave statistikore, vetëm 5 për qind e grave në Maqedoni përdorin kontracepsion oral, ndërsa 36 për qind përdorin prezervativë, që është larg nga mesatarja evropiane ku kontraceptivë përdorin madje70 për qind të të rinjve.

Përpos sëmundjeve ngjitëse seksuale, mos përdorimi i kontraceptivëve e rrit edhe numrin e aborteve te vajzat e reja. Sipas të dhënave në vendin tonë çdo dy ditë aborton nga një adoleshente.