Ne Mavrove filloi konferenca“Financim shtetëror i reformuar i organizatave qytetare.

Sot, në Mavrovë, në organizim të TACSO-s të Unionit Evropian dhe të MCMS-së, filloi punimet konferenca dyditore me titull: “Financim shtetëror i reformuar i organizatave qytetare.”Këtu morën pjesë ekspertë të këtij lëmi si, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të OJQ-ve.
Duke e përshëndetur këtë tubim, në emër të Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi theksoi faktin se bashkëpunimi i këtij dikasteri me sektorin civil është në nivelin e duhur sepse janë realizuar në të kaluarën dhe po realizohen edhe sot shumë projekte si pjesë e Programit vjetor të i interesit nacional në kulturë.
Në fund theksova ai tha se, për zhvillimin e mëtutjeshëm të kulturës, me mjaft rëndësi është që të përkrahen edhe iniciativat për partneritet privat-publik në të gjitha segmentet e veprimtarisë kulturore.