Në mes të rrugës, e mbuluar me batanije bën detyrat e shtëpisë

Për shumicën e fëmijëve, fundjava është koha për të dalë me prindërit apo për të luajtur me shokët më të mirë.

Megjithatë për Ji Honghong, të shtunat dhe të dielat do të thonë vetëm një gjë – lutje me babain e saj në rrugët e Kinës.

Vajza 6-vjeçare, që shtë e vendosur për të studiuar, është fotografuar e mbuluar me një batanije në mënyrë që mund të bëjë detyrat e shtëpisë në një ditë tetori të freskët e me erë.

Fotot prekëse u bënë në kryqëzimet e rrugëve Yimeng dhe Hongqi në qytetin Linyi. Pranë vogëlushes qëndron një burrë i mbështetur tek llamba e rrugës.

Sipas dëshmitarëve, Ji gjithnjë mbulohet me batanije kur bën detyrat ose kur lutet për t’i shpëtuar të ftohtit.

Ji për momentin është në klasën e parë, dhe pavarësisht se e pa strehë dhe e varfër në kulm është shumë e përkushtuar ndaj librave.