Ne Mitrovice “Muri nuk do të rrënohet”

Miratimin e rezolutës për rrënimin e murit në veri të Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës, analistë të çështjeve politike të vendit, e konsiderojnë si diçka qesharake pasi që asnjëherë nuk do të shohim eksavatorë duke rrëzuar murin.

Analisti Imer Mushkolaj në një bisedë me Gazeta Blic tha se Qeveria nuk ka nevojë për kurrfarë rezolute, që ta rrëzojë murin.

“Muri nuk do të rrëzohet krejtësisht, por do të modifikohet. Pra, nuk do të shohim eskavatorë duke rrëzuar murin”, Mushkolaj.

Kurse analisti Krenar Shala tha se ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës është bërë për të shtyer institucionet e Kosovës dhe Brukselin që të lëvizin në drejtim të zbatimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

“Muri është ndërtuar nga Beogradi për të shtyr institucionet e Kosovës dhe Brukselin që të lëvizin në drejtim të zbatimit te Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”, tha ai për Gazetën Blic.

Në seancën e djeshme, Kuvendi e ka miratuar një rezolutë 4 pikëshe, ku ndër të tjera i kërkohet Qeverisë së Kosovës që ta rrëzoj murin, i cili është ndërtuar në afërsi të urës së lumit Ibër, para disa javësh. /Gazetablic.com