Në një atmosferë impozante kandidatja e BDI-së, Lirije Elmazi Rexhepi premton se do të angazhohet për avancimin e femrës shqiptare

img_2444 img_2445 img_2446 img_2447

Në një atmosferë impozante sot platformën politike të BDI-së para grave të komunës së Sarajit e prezantoi, kadidatja për depute në njësinë zgjedhore numër I, Lirije Elmazi – Rexhepi.

Tubi-mi i sotëm parazgjedhor u mbajt sonte në restorantin Korab ku ishin të pranishëm mbi 400 gra dhe femra. Kandidatja për deputete Lirije Elmazi Rexhepi në fjalimin e saj para të pranishmëve premtoi se nëse bëhet deputete do të angazhohet që të avancojë pozitën e femrës shqiptare. Në këtë takim morën pjesë edhe nga komuniteti boshnjak në Saraj.

”Do të mundohem maksimalisht që femra shqiptare të pozicionohet lartë në institucionet shtetërore, cdo shqiptare e cila ka kapacitete duhet të zë vëndin e saj të meritueshëm në shoqëri. Do të angazhohem për sundimin e së drejtës që femra shqiptare të mos jetë e diskriminuar por të avancohet në cdo drejtim, komuna e Sarajit ka shumë gra dhe femra të suksesshme, të cilat mund të japin kontribut edhe më të madh, kuptohet nëse sistemohen nëpër vende të ndryshme”, ka deklaruar mes tjerave kandidatja për deputete nga rradhët e BDI-së znj Lirije Elmazi Rexhepi.

Ndërkohë, në tubimin e sotëm parazgjedhorë ishin të pranishme gra dhe femra të cilat punojnë në institucione të ndryshme shtetërore dhe në sektorin privat.

Ndryshe kandidatja Lirije Elmazi Rexhepi është një figurë e re e cila me sukses të dalluar ka mbaruar studimet dhe ka treguar një sukses të vecantë gjatë angazhimit të saj në sektore të ndryshme.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që në njësinë zgjedhore numër I, menjëherë pas bartësit Artan Grubi kandidate e dytë për deputete të jetë Lirije Elmazi Rexhepi e cila vjen nga komuna e Sarajit ku jetojnë afro 40 mijë banorë shqiptarë.

Ndryshe në tubimin parazgjedhor në Saraj të Shkupit ishte e pranishme edhe nënkryetarja e BDI-së njëherit kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, ministrja e pushtetit lokal Shirete Elezi dhe kryetarja e forumit të grave Naile Elezi.