Në parkun arkeologjik Të Apolonisë përkujtohet 80 vjetori i muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ështe perkujtuar 80 vjetori i hapjes se muzeut të parë të një siti arkeologjik në Shqiperi. Nismëtar per hapjen e ketij muzeu ishte arkeologu francez Leon Rej. Ky muze që përmbante 1000 objekte të gjetura gjate germimeve franceze në Apoloni u hap në Vlore në tetor 1936. Aktivitet perkujtimor u organizua nga Zakpa Apoloni në partneritet me DRKK Vlore dhe Muzeun Pavaresia. Sikurse ështe tradite ne Apoloni aktiviteti u zhvillua ne prani të rrethit të historianeve dhe arkeologeve te shkollës 9-vjeçare Pojan. Me kete rast u hap dhe ekspozita e perkohëshme “Muze në vitin 1936” që pasqyron atmosferen e hapjes se muzeut 80 vjet më parë./antpress