Në Prishtinë hapet festivali i kafes dhe çajit

Festivali i kafës dhe çajit hapet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të organizatorëve, në festival do të ekspozohen lloje të ndryshme të kafes dhe çajit, do të përformojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme, të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e shumta për të cilat do të përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit.
“Për ju që e doni kafenë dhe çajin mos hezitoni të merrni pjesë në këtë festival, pasi që është i pari i këtij lloji në Kosovë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Në edicionin e sivjetmë është paralajmëruar se do të ekspozohen rreth 16 lloje të kafesë dhe çajit nga vendi dhe bota.
Sipas organizatorëve, risi tjetër për vizitorët e festivalit do të jenë BARISTAT kosovarë të cilët përmes kreativitetit të tyre do të përgatisin kafe me animacione të cilat do u servohen qytetarëve krejtësisht falas.
Coffee and Tea Festival është një ngjarje madhështore që organizohet në Prishtinë nga viti 2015. Ky eveniment i ngjan një ekspozite të produkteve të kafes dhe çajit sepse përmban lloje të ndryshme të tyre në dispozicion për shije dhe blerje./KultPlus.com