Në shitje sende personale e profesionale të Ali dhe Pele


Në shitje sende personale e profesionale të Ali dhe Pele

Sende të legjendave sportive Muhammad Ali dhe Pele do të jenë në shitje si pjesë e ankandit Julien’s Auctions mbi ikonat dhe idhujt e sportit. Sendet e Ali vijnë nga miku i boksierit dhe fotografi Hoëard Bingham dhe përfshijnë objekte personale e profesionale. Më të rëndësishmet mes tyre janë dorezat që Ali mbajti në 1970, kur ai mundi Oscar Bonavena-n në Madison Square Garden.

“Sendet më të vlefshme në ankand, janë dorezat e boksit që Ali mbajti kur ai u ndesh me Oscar Bonavena në 1970 dhe fitoi në raundin e 15. Janë doreza shumë të rëndësishme, sepse jo shumë nga sendet që ai ka mbajtur gjatë ndeshjeve, vijnë shpesh në ankande. Ne i përllogarisim të vlejnë 60.000 deri në 80.000 dollarë,” tha pronari i shtëpisë së ankandit, Darren Julien.

Një tjetër send i vlefshëm është kutia e purove me autografin e liderit të ndjerë revolucionar të Kubës, Fidel Castro.

“Purot janë gjithashtu të vlefshme. Janë nënshkruar nga Fidel Castro, një dhuratë për Hoëard Bingham. Në 1998, Ali dhe Bingham shkuan në Kuba për ndihma humanitare. Që prej vdekjes së Fidel, kutia u bë një send i rëndësishëm.”
Një mbrojtëse dhëmbësh e nënshkruar dhe e mbajtur nga Ali gjatë ndeshjes “Rumble in the Jungle” në 1974, projektohet të sjellë fitime të mëdha.

“Është një send kaq personal, por gjithashtu diçka që ai mbajti – është nënshkruar nga Muhammad Ali. Përllogarisim të jenë 5.000 deri në 7.000 dollarë. Por sërish, meqë janë nga një ndeshje historike, një send unik si ky pritet të shesë më shumë.”
Të tjera sende të vlefshme nga Ali përfshijnë një pikturë të bërë nga ai vetë, ku tregohet ndeshja me Joe Frazier, përllogaritur të shitet për 2.000 dollarë, si dhe stema e tij nga ceremonia e Hollyëood Walk of Fame në 2002. Në ankand do të shiten gjithashtu edhe sende të futbollistit brazilian Pele.

“Kemi një bluzë të rëndësishme të Pele, të cilën ai e mbajti në 1971, në një ndeshje të Santos kundër Chelsea-t. Pele e mbajti gjatë gjithë ndeshjes dhe e firmosi. Kemi gjithashtu edhe pasaportën e tij personale nga 2005 deri në 2010.”

Organizatorët thonë se kjo është hera e parë që kaq shumë sende të Ali dhe Pele po shiten në të njëjtin ankand.

“Pele është ende gjallë, fatmirësisht. Ai dhe Muhammad Ali janë atletët më të mëdhenj të gjithë kohërave. Ndonjëherë, vdekja e një personi të famshëm ndihmon në rritjen e vlerës, por meqë është Pele, ai është një person që gjithnjë do të jetë shumë i koleksionuar. Ai ka fansa kudo në botë.”

Përveç sendeve të Ali dhe Pele, ankandi do të përfshijë një sërë objektesh dhe relikesh të përdorura në ndeshje baseball-i dhe në garat e shpejtësisë.

3adf641300000578-3985402-image-a-16_14805002502873adf849000000578-3985402-image-a-15_14805002347223adf849c00000578-3985402-image-m-19_14805002797213adf849400000578-3985402-image-m-13_14805002210483adf849800000578-3985402-image-a-14_14805002276953adf97d400000578-3985402-image-a-9_14805002027643adf9d3c00000578-3985402-image-a-8_14805001886333adf9d3100000578-3985402-image-a-7_14805001800893adf9cac00000578-3985402-image-a-6_1480500174317