Në shkollat e Shqipërisë ka nisur mësimi i fesë (VIDEO)

Nxënësit në shkollat shqiptare po marrin njohuri mbi besimet fetare. Projekti pilot i Ministrisë së Arsimit 10 shkolla në 5 qarqe të vendit ka nisur pas trajnimit të mësuesve gjatë muajve tetor dhe nëntor në prani edhe të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikën.

Në Tiranë nxënësit e klasave të 6 të shkollës 9 vjecare “Dora D’istria” kanë filluar të diskutojnë temat e para në lëndën qytetari së bashku me mësuesen e tyre.

“Ka filluar brenda kësaj jave në orët e qytetarisë për ato cështje që lidhen me tematikën përkatëse. Në klasën e 6-të programi për përfshirjen e cështjeve fetare ka periudhën nga janari deri në qershor pasi tematikat lidhen më së shumti me ceshtjet fetare”- deklaroi mesuesja Anila Buza.

Mësuesja e trajnuar e qytetarise Anila Buza sqaron edhe qëllimin e kësaj mësimdhënie.

“Në vetvete është mirëkuptimi, si të transmetohet dhe si do arrihet në shoqëri. Synimi është që fëmijët të qëndrojnë larg informacionit që përcjellin sjellje esktreme fetare.”Diskutimet fetare në klasën e 6-të bëhen pa një libër të dedikuar për nxënësit. Ndërsa mësuesit japin informacion dhe përcaktojnë tematikat në bazë të trajnimit që kanë bërë nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit.“Jo momentalisht nuk ka libër për nxënësit. Në kuadër te Qytetarisë së klasës së 6-të dhe 10-të në bazë të trajnimit dhe në bazë të një udhëzimi nga IZHA, mësuesit do përfshijnë informacionet e marra zakonisht mësueset informacionet e marra i përshtasin me temën përkatëse. Nuk ka liber per nxënësit sepse është fazë pilotimi”- vijoi më tej mesuesja Anila Buza.

Mësuesja konkretizon edhe se si zhvillohet një orë mësimi.“Në një orë Qytetarie të klasës së 6-të, marrim pjesën e ushqimeve tradicionale, brenda kësaj ore nxënësit të cilët i përkasin komunitetve të ndryshme fetare do perzgjedhin elementë ushqimi që ata përdorin në ditët e festave fetare. Si brenda një familjeje mund të përshtaten në pjestarë që i përkasin riteve të ndryshme fetare respektimi i këtyre mënyrave të ndryshme të gatimit që sjellin elementë fetarë. Në vetvete mesazhi, që përcillet është respekti për fenë e gjithsecilit, mirkuptimi dhe tolerancë kundrejt kënvështrimeve të ndryshme fetare që ka gjithsecili prej nesh”- përfundoi ajo.

Shkolla Dora D’Istria për të vijuar këtë projekt pilot ka marrë edhe konfirmimin e prindërve të nxënësve pasi I ka thirrur në një mbledhje ku I kanë informuar rreth programit që do të ndjekin. Ndërkohë që diskutimet kanë filluar edhe në klasat e 10 të gjimnazeve që janë përzgjedhur për pilotimin e mësimit mbi besimet fetare.

Debatet e shumta nuk e penguar projektin e kryeministrit Edi Rama të kërkuar edhe nga ndërkombëtarët mbi mësimin e njohurive fetare nga nxënësit në shkolla. Pa bujë dhe në heshtje, shkollat kanë filluar të apikojnë në klasat e 6 dhe të 10-ta, në lëndën qytetari këtë projekt pilot. Nuk ka një libër për nxënësit por mësueset e trajnuara në bazë të udhëzimeve të marra diskutojnë me nxënësit në shkolla. /BW/