Në shkollën ekonomike në Tetovë një nxënësi ia shkulin dy dhëmbë për një femër

Dje rreth orës 15 e 30 min, nxënësi 17 vjeçar në shkollën e mesme ekonomike “8 shtatori”, së bashku me babain e tij, kanë lajmëruar dhunë që ditën rreth orës 11 e 30 min në oborrin e shkollës është kryer nga dy nxënës tjerë të kësaj shkolle

Pas zënkës, për shkak të keqkuptimeve rreth një femre, e cila ka nisur në karrigen ku është ulur në pushimin e vogël, fillimisht njëri e pastaj tjetri iu janë vërsulur ngritësit të padisë, duke e goditur në trup dhe fytyrë, ku i kanë sjell dëme të dukshme, ndërsa ia kanë shkulur edhe dy dhëmbë. Kanë reaguar nga shërbimi për sigurim dhe i kanë ndarë.

Nxënësi i lënduar është drejtuar në Spitalin Klinik në Tetovë për ndihmë mjekësore dhe për vërtetimin e shikimit dhe karakterit të lëndimeve të cilat janë foto dokumentuar.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.