Në Shkup dje pati 12 fatkeqësi komunikacioni, “karrotreci” mënjanoi 65 automjete

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 fatkeqësi komunikacioni, në katër prej të cilave, katër persona janë lënduar, ndërsa të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi në të cilat janë lënduar rëndë tre persona, ndërsa janë lënduar më lehtë shtatë të tjerë.
Siç kumtoi SPB Shkup, policia rrugore sanksionoi 13 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy voziës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 10 vozitës i kanëd rejtuar automjetet e tyre pa patnet shofer, prëkatësisht të paregjistruar, ndërsa 11 vozitës nuk e kanë prëdorur rripin e sigurimit apo kanë folur në telefon.
Janë hasur 44 automjete të parkuara në mëynrë të parregullt, ndërkaq janë sanksionuar edhe katër drejtues të motoçikletave, të cilët gjatë lëvizjes në rrugë nuk kanë mbajtur kapelat mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e “karrotrecit” janë mënjanuar 65 automjete.