Në Shkup mbahet konferencë arkeologjike

Në muzeun arkeologjik të Maqedonisë do të mbahet sot konferencë arkeologjike të titulluar ”Neoliti në Maqedoni II”. Organizator i saj është Qendra për hulumtime parahistorike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është konferenca e dytë që i kushtohet hulumtimit të lokaliteteve neolitike dhe materialeve kulturore. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë arkeologë vendas dhe të jashtëm, të cilët do të prezantojnë hulumtimet e tyre.

Në disa nga këto prezantime, theks të veçantë do t’i jepet lidhjes në mes të lokaliteteve neolitike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, sidomos atyre lidhjeve përreth lumit Struma.