Thursday, December 14, 2017
Në Shkup mbahet trajnim për personat e papunë

Në Shkup mbahet trajnim për personat e papunë

Në katër ditët e ardhshme, në Shkup organizohet trajnim me temë ”Novitetet dhe ndërmarrësia” që përfshin personat e papunë të moshës 25 deri 45 vjeçare, të cilët kanë nevojë ose duan të fitojnë njohuri shtesë në sferën e ndërmarrësisë

Ky trajnim është pjesë e projektit ”Rruga deri te punësimi – zhvillimi i aftësive të reja dhe njohurive për personat e papunë”, që financohet përmes programit ”Erasmus Plus” të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe që ka për qëllim nxitjen e noviteteve dhe kreativitetit te personat e papunë, të njihen me temat rreth ndërmarrësisë.

Projekti zbatohet me organizata partnere nga Polonia, Bullgaria dhe Rumania, kurse pjesëmarrësit mund t’i tregojnë përvojat e tyre me personat e papunë në këto vende.