Në Shkup publikohet numri i parë i revistës studentore arkeologjike ”Axios”

Në fakultetin filozofik në Shkup do të promovohet sot numri i parë i revistës ndërkombëtare studentore ku përfshihen tema arkeologjike, histori arti dhe trashëgimi kulturore

Revista quhet ”Axios”, ndërkaq botues është shoqata studentore arkeologjike ”Aksios” nga Shkupi. Numri i parë i revistës përbëhet nga 14 tekste me 15 autorë që vijnë nga katër universitete të ndryshme, nga Maqedonia, Serbia, dhe Gjermania.

Revista ka për qëllim të nxitë veprimtarinë hulumtuese aktive të studentëve që mësojnë për zhvillimin kulturor të civilizimit njerëzor ndër shekuj. Gjithashtu, revista ka për qëllim të nxitë bashkëpunimin e ndërjsellë të studentëve dhe të paraqesë një medium përmes së cilit, studentët do të mund të publikojnë mendimet e tyr të para shkencore.