Në Shqipëri, femrat më të shkolluara se sa meshkujt

tudimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara “Gratë në shkencë”, tregon se në Shqipëri ka më shumë gra të shkolluara se sa meshkuj. Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri, 54 për qind e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra, kurse shifrat janë edhe më të mëdha në studimet pas universitare. Raporti tregon se 58 për qind e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra.

Ndryshimi në përqindje me meshkujt vjen në rënie sa i përket fushës së kërkimit. Femrat shqiptare zënë 44 për qind të numrit total, çka tregon angazhimin më të madh të meshkujve në këtë fushë. Por, pavarësisht këtyre shifrave, pavarësisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve sërish në Shqipëri, gratë janë më pak të paguara sesa meshkujt.

“Në Shqipëri, shpenzimet për shkencë dhe kërkim janë shumë të ulëta. Në vitin 2016, ato zunë 0.35 për qind e Bruto Prodhimit nga 0.4 për qind që ishte në vitin 2017”, thuhet në këtë raport citon mapo.

Edhe në rang botëror, numri i femrave të angazhuara në shkencë është i ulët. Vetëm 28 për qind e kërkuesve janë gra.