Ne Tetovë organizohet “Krosi i qytetit”

Me datë 17.11.2016 (e enjte) në ora 12:00 në Bulevardin “Iliria” në kuadër të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2016”, komuna e Tetovës dhe Lidhja Sportive Shkollore organizojnë “Krosin e qytetit”.
Në korniza të manifestimit të lartëpërmendur, Komuna e Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore organizojnë edhe aktivitet të përbashkët ekologjik për vendosjen e shportave për mbeturina në sheshin “Iliria” dhe hapësirës para Pallatit të Kulturës./antpress