Në Tetovë u mbajt festivali tradicional i këngës qytetare “Teuta”

Në kuadër të aktiviteteve “Tetova Feston Nëntorin”, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me pjesmarrjen e korit të grave të Pejës, Ansamblit “Isuf Myzyrit”, korit “Zërina” nga Prishtina, SHKA “Agimi”, korit “Sevim Baki”, grupit polifonik “Shpati” dhe korit të grave “Teuta”, publiku kishte mundësinë të konsumoj nga tryeza e shumëllojshme të këngëve të bukura qytetare të trojeve tona./antpress