Në Trebosh të Tetovës, burri e rreh gruan e tij shumë rëndë

 

34 vjeçarja R.S nga fshati Trebosh – Tetovë, dje rreth orës 21 e 30 minuta ka raportuar dhunën në familje nga ana e burrit të saj M.A (33), dhe ka kërkuar ndjekjen penale, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Gjysmë ore më parë, burri i saj e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur atë me shuplaka në fytyrë, ka tërhequr për flokësh dhe pastaj e ka përplasur në gardhin metalik, sulmi ka ardhur si pasojë i një argumenti të ndërsjellë verbal mes bashkëshortëve.

Me lëndime të dukshme të fytyrës, R.S  ka ikur dhe ka mbyllur veten në banjo, kurse burri i saj ka dal jashtë shtëpisë. Pak më vonë, personi M.A është arrestuar, dhe është dërguar në Stacionin Policor të Tetovës dhe më pas është liruar.

Janë ndërmarr të gjitha masat dhe aktivitetet për zgjidhjen e rastit, pas së cilës i dyshuari do të përballet me paraqitjen e duhur.