Nejmar: Nuk luaj futboll për “Topin e Artë”

Nejmar Jr flet për të tashmen dhe të ardhmen në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të La Ligas në Youtube. Sulmuesi brazilian ka zbuluar objektivat që i ka vendosur vetes për vitin 2017-të, ndërkohë që ka dhënë një mendim edhe për Topin e Artë trofe të cilin nuk e ka fituar ende në karrierë. Mbi mundësitë që ka Barcelona për të mbrojtur titullin në Spanjë 24-vjecari nënvizoi se kampionati është ende shumë i gjatë dhe pavarsisht, avantazhit që ka për momentin Reali i Madridit në renditje, katalanasit mund të rikuperojnë terren dhe nëse fitojnë ndeshjet e tyre i kanë të gjithë mundësitë për tu kurorëzuar sërish kampionë.

Këtë sezon Nejmar po shënon më pak por yllin e Selecaos nuk e shqetëson shumë ky fakt pasi objektivi real i sulmuesit është të ndihmojë skuadrën sa më shumë të jetë e mundur qoftë me gola apo asiste. Nejmar shtoi gjithashtu në fjalën e tij sa ka një raport shumë të mirë me trajnerin Luis Enrique ndërkohë që foli edhe mbi ambiciet e tij për të fituar Topin e Artë një ditë.”  Jam shumë i lumtur këtu te Barcelona,sigurisht që ëndërroj të fitoj në të ardhmen Topin e Artë, por nuk është se do të vdes nëse nuk e fitoj atë trofe. Unë nuk luaj futboll për të fituar Topin e Artë por luaj për të qenë i lumtur, deklaroi në fund 24-vjecari brazilian.