Nën akuzë për pastrim parash, sekuestrohen 11 makinat luksoze të djalit të Presidentit të Guinesë

Plot 11 makina luksoze janë sekuestruar nga autoritetet në Gjenevë të Zvicrës, të cilat i përkisnin djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema. Një aksion i tillë është bërë në vazhdimësi të hetimeve rreth akuzave për përfshirjes së presidentit në korrupsion. Ndërsa djali i tij, akuzohet për pastrim parash.
Zëdhënësi Henri Della Casa nga prokuroria e Gjenevës tha të enjten se makinat që i përkasin Teodorin Obiang Nguema u konfiskuan sot në zonën e mallrave në aeroportin e Gjenevës.
Sipas mediave të huaja, mes makinave të konfiskuara përfshihet edhe një lloj “Bugatti Veyron” me vlerë 2 milionë euro (2.2 milionë dollarë).
Obiang po përballet me një hetim paraprak edhe në Francë, pasi ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike nga ana e tij, akuza të cilat ai i mohon.
Guinea Ekuatoriale është një vend i vogël në bregun perëndimor të Afrikës. Presidenti i saj, Teodoro Obiang Nguema, është lideri që ka qëndruar më gjatë duke i shërbyer Afrikës.
Ai është përshkruar nga organizatat e të drejtave të njeriut si një nga udhëheqësit më represiv të Afrikës. Nguema e mori pushtetin në vitin 1979. /portali DurresLajm/