Nëna me 4 fëmijë jeton në ahur, binjaket ndajnë edhe kafshatën e gojës (VIDEO)

Familja Murati jeton në një dhomë të vetme, në një ahur të adoptuar sa për mos të fjetur nën qiell të hapur. Një shteg të ngushtë sa për të hyrë nga rruga në atë dhomë 12 m2. Nëna Xheljanja ka hallin se si të ushqej katër fëmijë e saj. Ajo thotë se çdo ditë është sfidë për mbijetesë  në këto vjetët e fundit që burri e ka braktisur dhe i ka mbetur vetëm një fije shpresë – t’i rrisë fëmijët e saj, transmeton TV21.

Në mungesë të banjos, ajo është e detyruar që t’i pastrojë fëmijët në toaletin e oborrit. Kurse ato pak enë që i ka del i lanë në çezmë jashtë. Për t’i tharë rrobat, ajo është detyruar që t’i shtrij në rrugë, në murin përball shtëpizës së tyre. Ajo ndjehet e përkëmbur, e lënë pas dore, nga fati i saj i shkretë që nuk ka mundësi t’ju siguroj kafshatën e gojës fëmijëve të tyre.

Xhejlanja me dy vajzat binjake ulet për të ngrënë drekë, ajo çfarë iu kishte mbetur mbrëmë. Nuk kanë as sofër, por edhe po ta kishin, nuk kanë se çfarë të qesin mbi të.

“Këtu e përgatis bukën edhe e pjek, ajo është fjoku i vetme ku i lë enët, kuzhinë nuk kam. Rrobat i laj në duar se nuk kam lavatriçe. Në bombolën e gazit e ngrohi ujin. Kur zgjohen në mëngjes për të shkuar në shkollë, kërkojnë për të ngrënë, por ndonjëherë nuk kam çfarë t’ju jap. I veshi me rrobat që ju kanë falur të tjerët dhe shkojnë vet në shkollë se janë rritur. Kur të kthehen prej shkolle, kërkojnë ushqim për të ngrënë, por nuk ka”, tha Xhejlane Murati, Nëna.

Dy djemt Enisi 10 vjeç dhe Erlindi 9 vjeç kishin shkuar në shkollë, edhe pse nëna e tyre i motivon për tu shkolluar, ata nuk kanë vullnet për të dal prej shtëpisë, duke mos u ndjerë të njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre. Ndihma e vetme që marri prej shtetit është subvencioni për fëmiun e tretë.

Eliza dhe Erzana janë binjake, por vetëm njëra prej tyre merr ndihmën sociale nga shteti. 6 vjeçet siç e ndajnë fatin e tyre që nga lindja, ashtu ndajnë edhe kafshatën e bukës, veshjet e pakta, madje edhe lodrat. Në fëmijërinë e tyre të vështirë, ato kanë një ëndërr.

“Unë dua shumë që të ha e të rritem e madhe. Duam të kemi një shtëpi, të kemi një banjë dhe një dhomë që të flemë së bashku. Gjithçka që duam është një shtëpi, kjo është shumë e vogël për të jetuar”, thanë Eliza dhe Erzana Murati, Vajzat binjake.

Në këtë dhomë, ku përgatisin për të ngrënë bëjnë edhe gjumin. Vitrina e vetme iu shërben për të lënë ato rroba që iu kanë falur njerëzit. Frigoriferi i tyre është i zbrazët, ato nuk as kanë për të ngrënë. Do të ishin me fat nëse të nesërmen iu troket dikush në derë për t’ju lënë një copëz bukë.

Nëna Xhejlanja thotë se edhe këtu nuk janë të sigurte. Dita ditës mund të dëbohen dhe të mbeten në rrugë. Ajo bën thirrje tek njerëzit human që t’i ndihmojnë për të mos vdekur nga uria. Gjejlanja kërkon edhe punë, por më e domosdoshmja është një kulm mbi kokë që në hallin e vet të rrisë të paktën katër fëmijët e saj.