Nëna e drogonte të bijën për 6 muaj me radhë që të rrinte me të dashurin, vdes 4-vjeçarja

Një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi nëna e saj e kishte droguar atë për 6 muaj me radhë nga nëna e saj. Sipas ‘Daily Mail’ arsyeja se përse 37-vjeçarja Michala Pyke drogonte vajzën ka qenë pikërist sepse donte që ajo të flinte gjumë në mënyrë që 37-vjeçarja të kalonte kohë e qetë me të dashurin e saj 40-vjeçar i cili ishte shitës droge.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, por sot të akuzuarit përballen me drejtësinë. Sipas hetimeve vogëlushja u gjet në divan ku mezi merrte frymë dhe vdiq mq pas në spital.

Arsyen e vdekjes së saj e norri në pah autopsia dhe më pas janë zbuluar edhe mesazhet mes nënës dhe të dashurit të saj, ku ajo i kërkonte që të sillte kokrrën për ta vënë në gjumë vajzën.