Nëna e re ther vajzën 3 muajshe, por çmenduria nuk mbaron këtu

Një nënë e re amerikane u dënua me 15 vjet burg, nga një gjykatë në Ohio, e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj vetëm 3 muajshe, pas një krize të pësuar në shtëpi në College Hill në mars të vitit 2015.Deasia Watkins, 22 vjeçe, pas një kure të gjatë psikiatrike, e prekur nga depresioni pas lindjes, u dënua për vrasjen e së bijës këtë të mërkurë. Por gjatë procesit gjyqësor, gruaja ka pretenduar gjithmonë se ishte e pafajshme dhe se e donte të bijën, Jayniah Watkins, dhe se në momentin e krimit nuk ka qenë e kthjellët mendërisht.

Sipas akuzës, gruaja, vuante nga depresioni pas lindjes dhe merrte edhe ilaçe. Në krizë e sipër ajo e rrahu egërsisht të voglën, i theu krahun dhe më pas me një thikë të madhe kuzhine e theri.

Në momention e krimit ato ndodheshin në shtëpinë e një tezeje, të cilës i ishte besuar e vogla nga shërbimet sociale, për shkak të gjendjes së nënës.Më pas, Deasia e kishte vendosur thikën në duart e të voglës, duke pretenduar se foshnja kishte qëlluar veten, duke pretenduar për një incident të ndodhur në shtëpi.