Nëna hedh foshnjën e vet në lumë, taksisti rrezikon jetën për ta shpëtuar (Video)

Një foshnje që raportohet se ishte hedhur në lumë nga nëna e tij, është shpëtuar nga një taksist i cili në ato momente po kalonte pranë urës nga ku edhe është hedhur.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar me kamerë amatore dhe shfaqin momentin kur foshnja shpëtohet nga taksisti, i cili e lidh me një litar të cilin ia kishin hedhur një grup kalimtarë rasti që më pas e tërheqin mbi urën e qytetit Ruzhou në Kinë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që taksisti e kishte parë nënën duke e hedhur nga ura në lumë djaloshin e pafajshëm, ai pa u menduar dy herë kërceu në ujë dhe e lidhi foshnjën me litar për ta tërhequr në një vend më të sigurt, por duke parë se uji ishte i rrëmbyeshëm vendosë t’ua dorëzojë kalimtarëve që ishin mbi urë.

Sipas policisë nëna e fëmijës kishte probleme mendore, dhe kanë konfirmuar se ajo ishte larguar nga vendi i ngjarjes derisa djali i saj për pak sa nuk u mbyt në ujë.