Nëna kërcënon vajzën se do t’i presë gjuhën me thikë pasi nuk flet rrjedhshëm

 

Një nënë e pashpirt, siç është komentuar në rrjetet sociale, ka kërcënuar vajzën e saj se do t’i presë gjuhën, nëse nuk do të flasë rrjedhshëm.

Për më tepër gruaja dhunuese është filmuar ndërsa e kap prej flokësh dhe i bërtet, duke e kërcënuar me thikë në dorë vogëlushen 5-vjeçare.

Mësohet se nëna është justifikuar dhe mbrojtur, duke thënë se vajza nuk flet rrjedhshëm si bashkëmoshataret e saj prandaj ka vepruar në atë mënyrë.

Gruaja është filmuar nga një fqinj në verandën e shtëpisë së tyre në Samut Prakan të TaJlandës qendrore. Ky i fundit e ka denhoncuar në polici, e cila ka marrë masat duke i hequr deri në një vendim të Gjykatës kujdestarinë e dy vajzave të mitura.