Nëna nxjerr të birin nga shtëpia pasi zbulon se kishte votuar për Trump

Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters as he takes the stage for a campaign event in Dallas, Monday, Sept. 14, 2015. (AP Photo/LM Otero)


 

Video e një nëne nga Teksasi në SHBA, e cila nxjerr nga shtëpia të birin pasi zbulon se ka votuar për Donald Trump, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Pamjet e publikuara nga vetë gruaja, tregojnë momentin kur ajo i jep djalit valixhen, ndërsa i kërkon të dalë jashtë.

Fëmija, i cili në një imitim të zgjedhjeve të organizuar gjatë një aktiviteti shkollor kishte zgjedhur Donald Trump, dëgjohet teksa qan i tmerruar, ndërsa po aq i tronditur duket edhe vëllai tij i vogël, që nuk arrin të kuptojë plotësisht se ç’po ndodh.

Gruaja i jep të birit një tabelë kartoni, ku shkruhet se e kanë nxjerrë nga shtëpia pasi kishte votuar Donald Trump.

Video ndërkaq është shpërndarë nga një numër i madh personash, shumica e të cilëve e kanë kritikuar nënën për ashpërsinë e saj, duke thënë se iu ka shkaktuar trauma fëmijëve me atë lloj sjelljeje.

Nuk dihet nëse gjithçka ishte thjesht një përpjekje për shaka nga ana e gruas, por pamjet e fëmijës së përlotur në trotuar, natën, janë vërtet tronditëse. TEMA