Nëntë pasagjerëve iu ndalohet fluturimi, pasi njëri me shaka thërret ‘Allahu Akbar’

Nëntë burra nuk janë lejuar që të futën në fluturimin e Ryanair nga Brukseli për në Madrid, pasi që njëri prej tyre me shaka ka bërtitur “Allahu Ekber”.Fluturimi ishte anuluar për disa orë në aeroportin e Zaventem, pasi që këtyre pasagjerëve ju është dhënë urdhri që të dalin jashtë për shkak të frikës në aeroplan, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.Policia ka konfirmuar incidentin për media lokale, ku kanë treguar se të nëntë pasagjerët kanë qenë me kombësi belge.

Gjithçka ishte gati për fluturim kur njëri nga ta kishte thirrur “Allahu Ekber” duke lënë të kuptohej se në aeroplan kishte një bombë.“Drejtuesi i fluturimit ka refuzuar për të marrë këta nëntë burra. Njëri prej tyre ishte një shakagji i pamend dhe aty kishte thirrur Allahu Ekber”, janë fjalët e autoriteteve.