Nëse jeni të lumtur, jetoni më gjatë

Lumturia e qëndrueshme në moshë të vonë është e lidhur me një jetëgjatësi me të madhe, zbulon studimi i ri.

Raporti nga English Longitudinal Study of Ageing ELSA në Universitetin e Londrës UCL, pohon se njerëzit mbi 50 vjeç të cilët përjetojnë ndjenja kënaqësie për jetën e tyre janë të prirur të jetojnë më gjatë.

Zbulimet të publikuara në Gazetën Mjekësore Britanike, bien në kundërshtim me studimin e një viti më parë, i cili nuk gjeti asnjë lidhje mes lumturisë dhe jetëgjatësisë.

Në atë kohë, Richard Peto nga Universiteti i Oksfordit tha se “lumturia dhe palumturia nuk kanë asnjë efekt direkt në vdekshmërinë”.

Por drejtori i ELSA, Profesor AndreëwSteptoe, është konfident në rezultatet e tyre të cilat treguan se personat të cilit kishin një mirëqënie të qëndrueshme ishin më pak të rrezikuar nga vdekja, ndërkohë ata që nuk kishin përjetuar nivele të larta kënaqësie dhe nuk i shijonin gjërat që bënin në jetë ishin më të rrezikuar.