Nëse pini ujë kur nuk keni etje mund të vdisni

Doktorët, shkencëtarët dhe të dashurit tanë na kujtojnë gjithmonë se duhet të pimë tetë gota ujë çdo ditë, pasi na bën mirë për shëndetin.
Por a qëndron ndonjë e vërtetë prapa kësaj legjende?
Mesa duket jo, dhe ashtu siç ekspertët paralajmërojnë tani, nëse pini ujë kur nuk keni etje, kjo mund t’ju vrasë.
Pirja me tepri e lëngjeve aktivizon një pengëse mbrojtëse të gëlltitjes brenda trurit, zbulon studimi.
Nëse sforconi veten për të pirë më shumë se sa ka nevojë trupi, kjo përshpejton mekanizmin mbrojtës dhe rrezikoheni nga intoksikimi ujit, thonë shkencëtarët.
Hiponatremia –kur nivelet jetësore të sodiumit në gjak bëhen anormalisht të ulëta – ndodh kur ne konsumojmë shumë lëngje.
Një gjë e tillë mund të na shkaktojë letargji, të vjella, konvulsione (lëvizje të çrregullta e të dhunshme të trupit), dhe madje mund të bini dhe në koma nëse nuk merrni trajtime, si dhe mund të vdisni vetëm brenda disa orëve.
“Nëse bëjmë atë që na kërkon trupi do të jemi mirë – thjesht pini kur keni etje se sa sipas një orari të paramenduar” është shprehur për Daily Mail, Dr.Michael Farrel nga Universiteti Monach, në Melbourne.