Nesër dhe pasnesër mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm dhe erë

Destabilizim të motit për nesër dhe të shtunën paralajmërojnë meteorologët. Sipas paralajmërimeve në më shumë vende do të mbajë mot jostabil me vranësira me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Nga DPHM kumtuan se në nivel lokal proceset do të jenë më intensive, në formë të motit të ligë.

Ditëve në vijim vazhdon periudha e motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, paraqitje të breshrit dhe erës së përforcuar.

Sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile, e cila do të shoqërohet me shi të shkurtër dhe vetëtima, përforcim të erës, ndërsa nuk përjashtohet edhe paraqitja e breshrit. Më shumë kushte për jostabilitet do të ketë në pjesën perëdnimore dhe veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga pjesa veriperëndimore, përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri në 34 gradë Celsius.