Neser disa pjesë të Shkupit do të ngelen pa ujë

[tonjoo_spb]Amvisëritë në rrugët “Pavle Iliq dhe “Kërste Asenov” nesër nga ora 9 nuk do të kenë ujë, kumtoi QRMK e Qytetit të Shkupit.

I vogël do të jetë edhe presioni i ujit në disa pjesë të lagjeve Çair dhe Fushë Tophanë.

Shkak për ndërprerjen e presionit të zvogëluar në tubacionit të ujit me diametër prej F – 300 mm në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, përballë Poliklinikës Çair.

Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, pa ujë prej orës 9 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugëve “Leninova”, “Nikolla Trimpare”, “Kosta Kirhov” dhe përgjatë rrugës së Kishës së Madhe deri te bulevardi “Mitropolit Teodisej Gologanov” në komunën Qendër.

Ndërprerja është për shkak të defektit të rrjetit ujësjellës me diametër prej F – 100 mm në udhëkryqin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” me rrugën “Debarca”.