Nesër mbahet konferencaSipërmarrësia si mundësi e fuqizimit të gruas në zonat rurale”

Grupacioni i grave afariste (GGA) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Ju ftonë të merrni pjesë në konferencën me temë: “Sipërmarrësia si mundësi e fuqizimit të gruas në zonat rurale”, që do të mbahet me datë 20.10.2016 (e Enjte), me fillim në orën 11:00, në hapësirat e UEJL –Shkup.
Konferenca organizohet me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale (15 Tetor) dhe ka për qëllim vënien në pah të rëndësisë së sipërmarrësisë së gruas si mundësi për fuqizimin ekonomik të saj e cila është e rëndësishme jo vetëm për mirëqenien e individëve, familjes dhe shoqërisë, por gjithashtu edhe për produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit tonë.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit të biznesit, të institucioneve të ndryshme, të OJQve, si dhe studentë.