Nesër pritet lirimi i Haradinajt

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër pret një përgjigje pozitive nga Gjykata në Colmar të Francës, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.

Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa për palën kosovare Haradinaj, dy herë është shpallur i lirë ndaj akuzave për krime lufte.

Sipas avokatit Tomë Gashi, Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet në Serbi.

Lirimin e Haradinajt e pret edhe hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai pret një vendim meritor për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.