Nesër takohen liderët shqiptar, a do t’ia japën Zaevit mandatet?

Nesër do të takohen liderët shqiptar ku si nikoqir i këtij takimi është Aleanca për Shqiptarët. Siç mëson portali TetovaSot ky takim realizohet pasi Lëvizja BESA nuk e pa të arsyeshme të ftojë liderët shqiptarë për të biseduar rreth ofertës së Zaevit dhe për dhënien e mandatave për formimin e qeverisë së ardhëshme.

“Nevojitet ligj që do të jetë në kuadër të Kushtetutës. Pasi Kushtetuta lejon përdorimin e gjuhës shqipe në gjitha institucionet e shtetit, ne do të propozojmë ligj që do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjitha institutucionet e shtetit…”, ka thënë Sela pasditën  e sotme para se të fillojë mbledhja e Kryesisë qendrore të LR-PDSH-së.

Nesër siç tha Sela, me iniciativë të Aleancës për shqiptarët do të mbahet takim i përbashkët i partive politike shqiptare ku do të shqyrtohen gjitha opsionet rreth mundësisë për formimin e qeverisë së re. Takimi do të mbahet nesër në ora 13.00 në hotelin Arka në Shkup,

Ndryshe deri tani lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne takimin e thirur nga Sela, Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi ende nuk e kanë konfrirmuar.