New York ka gjeneruar 545 milionë dollarë vetëm nga gjobat e parkimit të veturave!

 

 

Duket që qyteti gjigant i New York-ut urren veturat mjaft shumë, të paktën këtë e tregojnë gjobat e shumta në këtë vend.

Mbi gjysma e ngritjes së të ardhurave vjetore nga gjobat vitin e kaluar, ishin për shkak të biletave të parkimit.

Qyteti arriti një shumë prej 993 milion dollarësh nga gjobat në vitin 2016 raporton New York Daily News, kryesisht me dënime për zhurmë dhe rrëmujë.

Biletat e parkimit përbënin 55 përqind të gjobave, duke rritur të ardhurat e qytetit me 545 milion dollarë, shkruan Indeksonline.

Sipas publikimit, vërehet se kjo është një rritje prej 32 milionë dollarësh që nga viti 2012.

Gjobat e parkimit kishin arritur një shifër prej 79 milion dollarësh gjatë kohës së kryetarit Mayor de Blasio. Dhe gjobat nga dritat e kuqe në semafor, korsitë e autobusëve dhe kamerat e shpejtësisë u rritën me 21 milionë dollarë.

Gjobat e kamerës kishin një rritje deri në 96 milionë dollarë vitin e kaluar, pra ishte kategoria më e madhe pas gjobave të parkimit.

Ndëshkimet e lejeve të ndërtimit gjeneruan një tjetër 60 milionë dollarë. Ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se parkimi në një garazh është astronomikisht i shtrenjtë. Ose parkimi në rrugë mund të jetë një gjë mjaft konfuze. Ose nuk ka vend të mjaftueshëm për të parkuar. Ose ka shumë vetura.