New York Time bën udhëtim vizual në Shqipëri

 

Sektori “Voyages Issue” i gazetës së njohur amerikane New York Times i ka kushtuar reportazhe 6 vendeve, mes tyre dhe Shqipërisë.

Etiopia, Shqipëria, Australia, Finlanda, Peruja dhe Spanja janë bërë pjesë e udhëtimeve vizuale nga fotografë të ndryshëm.

Camille Sweeney dhe Joachim Ladefoged janë dy fotografët që udhëtuan në Shqipëri dhe kanë shkrepur këto foto ndërkohë që shkruajnë:

“Hera e parë që erdha në Shqipëri ishte viti 1997, për të mbuluar trazirat pas rënies së firmave piramidale. Rashë në dashuri me të. Ishte si të kthehesha 50 vite në kohë. Nga 97-ta deri në vitin 2000 e kam vizituar vendin 13 herë. Vitin që kaloi u ktheva prapë. Vitin e shkuar, kur thanë se ka një mundësi të bësh një rrugëtim me biçikletë, Shqipëria ishte vendi ku doja të shkoja. Doja të shihja ndryshimet. Shkova në vende ku nuk kam qenë më parë, në plazhet atje pranë kufirit me Greqinë dhe u gëzova kur e pashë që ishin plot jetë. Doja të bëja një dokumentar social, doja të tregoja një histori me foto. Ja ajo që bëra,”