Neziri: Jemi gati të sfidojmë fitoren e madhe

hefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri në takimin me banorët e Zhelinës ka theksuar se që nga data 3 shtator 2015 z.Ahmeti emëroi shefin e shtabit dhe Shtabit qendror dhe idenë që të aktivizohen gjitha Shtabet komunale për të përgatitur gjithë strukturën për zgjedhjet e parakohshme.
Sipas Nezirit, madje anketa të ndryshme nga organizata apo parti të ndryshme qoftë opozitare apo në pushtet, në kampusin shqiptar tregojnë se BDI do jetë fitues absolut te shqiptarët.
“Ne të Shtabit, kryetari i BDI-së dëshiron që më 11 dhjetor të sfidojmë rezultatin e 2014 dhe të kemi një votë më tepër se në 2014. Do kisha përmendur tre komponenta serioze.
E para struktura e një subbjekti politik, kështu si që jemi sot në Zhelinë BDI ka edhe 33 degë në nivel republikan… 15 mijë aktivistë janë gati që ta sfidojnë rezultatin e 2014-s. E dyta është se për të fituar duhet të kesh platformë zgjedhore, gjë që u mungon partive opozitare.
BDI në këto zgjedhje të parakohshme ka programin e vet zgjedhor që ka pesë shtylla, barazi ekonomike, arsim cillësor, hapje të vendeve të reja të punës, BE e NATO. E treta është që të kesh një lider si që është z. Ali Ahmeti. Ajo që nuk njeh humbje që nga viti 2001 është BDI në krye me Ali Ahmetin”, ka thënë Neziri.