Neziri në Reçicë: Tetovarët janë të fortë dhe do të kemi rezultat të fuqishëm

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri para banorëve të Reçicës së Vogël tha se shqiptarët (BDI) i kanë punët mirë, por do t’i bëhet edhe më mir nëse me datë 11 dhjetor, në njësinë zgjedhore numër 6 do të marrim 10 apo më tepër deputet.

“Ky është aktiviteti i katërt për sot, që nëse tërheqim një mesatare, në çdo takim me qytetarë ka pasur më tërë kohën më tepër se nga 300 aktivistë, që  d.m.th kryetari Ali Ahmeti deri më tani ka takuar mbi 18 mijë aktivistë, kurse  vetëm gjatë konventës zgjedhore që u mbajt në Shkup të pranishëm ishin mbi  16 mijë aktivistë të tjerë. Këto numra dëshmojnë se unë duhet të përmirësojë fjalimet e mia të mëparshme, kur thoja se BDI në çdo kohë ka të gatshëm në terren 15 mijë aktivistë, pasi ky numër tashmë është tejkaluar. Ne me datën 11 dhjetor do të sfidojmë rezultatin e vitit 2014 dhe do të marrim më tepër deputet”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri.

Para simpaizantëve të BDI-së në Reçicë të Vogël foli edhe kandidatja për deputet në njësinë zgjedhore numër 6, znj. Shpresa Hadri. Ajo premtoi se BDI do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e shqiptarëve.

“Ne do të vazhdojmë me realizimin e platformës sonë, me vazhdimin e investimeve në zonën e lirë ekonomike, me investimet kapitale në Kodrën e Diellit dhe zhvillimit ekonomik të malësisë dhe rajonit në përgjithësi. Javën e ardhëshme do të nisë të realizohet projekti për gasifikimin e Pollogut”, u shpreh, znj.Shpresa Hadri, kandidate për deputet në njësinë zgjedhore numër 6.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetarja e Tetovës, znj.Teuta Arifi dhe zëvendës kryeministri, z.Festim Halili.

BDI nesër fushatën do t’a vazhdojë në Dibër e rrethinë.

_mg_8200_mg_8188_mg_8182_mg_8172_mg_8168_mg_8159_mg_8158_mg_8156_mg_8154_mg_8140_mg_8132_mg_8128_mg_8121_mg_8102_mg_8070_mg_8067_mg_8060_mg_8047_mg_8046_mg_8040_mg_8038_mg_8035_mg_8034_mg_8030