Neziri në Tetovë: Kur është Tetova e fortë, gjithë shqiptarët dhe BDI-ja është e fortë

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri sonte në Tetovë  tha se BDI në krye me Ali Ahmetin ka përkrahjen e popullit shqiptar dhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Investimi kapital prej 29 milionë euro që do të sigurojë gazin në Maqedoninë Perëndimore është siguruar falë politikave të BDI-së. Investimi kapital që arrin vlerën mbi 17 milionë euro në Kodrën e Diellit gjithashtu është siguruar nga BDI përmes ndërrmarjes publike ELEM.

“Dita shihet nga mëngjesi”, por në politikë thuhet “Nëse dëshiron të dish se si i ke punët në politikë, drejtoi sytë nga Tetova”, d.m.th BDI, me këtë prezencë tuajën në Pallatin e Kulturës, padyshim se do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 11 dhjetorit”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Nga BDI edhe gjatë tubimit të sotëm në Tetovë përsëritën qëndrimin tashmë të njohur, se të gjithë ata që nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar, dëshirojnë që ne të jemi të përçarë e të ndarë, prandaj shqiptarët duhet të mobilizohen dhe të gjithë bashkë të sfidojmë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014.