Neziri: Nuk ka forcë politike në Maqedoni përveç BDI-së në krye me Ali ahmetin i cili mund t’ju prijë shqiptarëve

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri para banorëve të Prespës u zotua që BDI asnjëherë nuk do të lë anësh këto troje. Ai rikujtoi prespanët se nuk ka forcë politike në Maqedoni përveç BDI-së në krye me Ali ahmetin i cili mund t’ju prijë shqiptarëve.

“BDI ka vizion të bëjë identifikimin e derteve të prespanëve, por ka edhe zgjidhje për të njëjtat. Kemi platformë se si ne do të bëjmë zgjidhje për ju. Kudo që shkojmë hasim në mikëpritje të ngrohtë, në atmosferë vëllazërore, qartë marrim mesazh “PO BDI-së, “PO politikave të Ali Ahmetit”. Ne të BDI-së, jemi të interesuar për një fitore të madhe, jemi të interesuar të sfidojmë rezultatin e vitit 2014. Kërkojë nga ju që sa më tepër të punoni në terren, të përcillni porosinë se i vetmi subjekt politik i cili ofron një të ardhme të shënosh kombëtare është BDI. Nuk duhet lejuar që të përçahet vota shqiptare, pasi një gjë e tillë shkon në dëm të shqiptarëve dhe në favor të partive politike maqedonase. Kemi obligim partiak, por edhe kombëtar që të arrijmë maksimumin e votave, që t’ja lehtësojmë punën liderit tonë Ali Ahmeti pas datës 11 dhjetor”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Krerët e BDI-së gjatë tubimit të sotëm në Prespë thanë se mandati i kaluar ishte një nga mandatet më kaotike, pasi gjatë dy viteve të fundit Maqedonia u përfshi nga një krizë e thellë politike. Ai u zotua se BDI do të kujdeset që vendi të hapërojë drejt NATO-së dhe BE-së pasi Maqedonia nuk ka kohë që të zvarritet akoma në këtë drejtim.