NEZIRI: Përmes BDI-së zona ekonomike në Likovë do bëhet realitet

Në paraqitjen e tij para kumanovarëve, ku dhe u bë hapja e Shtabi komunal, shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri madje ka dhënë edhe lajmin e mirë, e cila ka të bëjë me hapjen e zonës së lirë ekonomike në Likovë.
“Në programin tonë është hapja e një zone të re në Likovë. Më 2017 janë siguruar mjete financiare të kësaj zone e cila synon punësime edhe në sektorin privat”, ka thënë Neziri i BDI-së.
Ndryshe, hapja e Shtabit është bërë nën praninë edhe të ministrave, deputetëve dhe të tjerë nga kjo parti shqiptare në pushtet