Nga 2017-a edukatorë djem në kopshtet shqiptare

Nga 2017-a edukatorë djem në kopshtet shqiptare

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë bursa për studentët që duan të ndjekin studimet për edukatorë në arsimin parashkollor.

Zëvëndësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një prononcim për ATSH-në tha se në vitin 2017 do të bëhen ndryshime ligjore, duke motivuar studentët-djem me bursa, për ata që duan të bëhen edukatorë në kopshte.

Sipas saj, të gjitha këto ndryshime do të vijnë në kuadër të ndryshimit të steriotipeve gjinore që ekzistojnë në Shqipëri, duke punuar në drejtim të barazise gjinore.

“Jemi në një situatë kur flitet shumë për barazinë gjinore, por realiteti është krejt ndryshe. Ndaj, mendoj se janë të domosdoshme ndryshimet ligjore duke mbështetur me bursa djem që duan të vazhdojnë studimet për edukatore. Ne si ministri po punojmë në këtë drejtim”, përfundoi ajo.