Nga bordi zgjedhor në Tearcë është ndryshuar vetëm anëtari i LSDM-së

Bordi zgjedhor në Tearcë ngel me përbërje të njëjtë edhe pse votimi në këtë vendvotim është prishur pas ankesës së LSDM-së dhe gjatë dëgjimit të anëtarëve të Bordit Zgjedhor janë vërtetuar lëshime të mëdha në punën e tyre, transmeton TetovaSot.

Nga KSHZ-ja thuan se deri më tani nuk kanë pasur iniciativa për ndryshimin e anëtarëve të bordit.

Nga komisioni komunal në Tearcë thuan se zëvendës anëtar të ri ka propozuar vetëm LSDM-ja, përderisa të tjerët do të ngelin të njëjtë.