“Nga mesnata ndalohet çdo formë e propagandës zgjedhore”

Agjencia për Shërbime Metiadike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) njofton se sot në mbrëmje përfundon fushata zgjedhore e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 15 tetor në orën 19:00.

Nga ASHMAA thonë se në këtë periudhë mund të raportohet për zgjedhjet dhe procesin e votimit, por ndalohen të gjitha format e reklamimeve partiake

“Sipas Ligjit zgjedhor për shkeljen e heshtjes zgjedhore, do të konsiderohet emetimi i çfarëdo informacioni, fotografie, material video, audio lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo raportim mediatik të cilat janë të hapura ose fshehura në funksion të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna të cilat zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi gjatë ditës së votimeve, si dhe deklarata të kandidatëve procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e ASHMAA.

Agjencia fton të gjithë paguesit e taksës radiodifuzive, të dorëzojnë programin e tyre menjëherë me fillimin e heshtjes zgjedhore që t’ju ikin shkeljeve të heshtjes zgjedhore, pasi në pajtim me Ligjin zgjedhor për çdo shkelje do të pasojë procedurë në gjykatën kompetente.