Nga politikanët te femrat e virgjëra, ja rrëfimi i “mashkullit prostitutë”

Luca Borromeo është një 37-vjeçar italian dhe punon si zhigolo, profesion që i siguron rreth 6 mijë euro në muaj. Në një intervistë për portalin italian “Libero”, ai shprehet se “paraja e bën të ndihet i dëshiruar”.

Ndër klientët e tij janë profesionistë të lirë, gjykatës, politikanë, stilistë, meshkuj dhe femra të spektaklit, madje edhe priftërinj, edhe pse siç tregon, që kur Papa Françesko ka ardhur në krye të Vatikanit, numri i klientëve të këtij lloji është reduktuar.

Borromeo është i bindur gjithashtu se politikanët dhe prelatët do të jenë më të shumtë në numër nëse ai do të punonte në Romë, si shumë nga kolegët e tij me të cilët mban kontakte. Megjithatë, ai është nga Milano dhe e ushtron aty profesionin e tij. Çmimet për të përfituar shërbimet e tij variojnë nga 200 euro në orë deri në 1.500 euro për gjithë natën.

Por nuk është e gjithë vetëm për seks, thotë ai, duke shtuar se klientët e tij kanë shpesh nevojë që të flasin, të shprehin zhgënjimin ose të flasin me dashuri për nipërit dhe mbesat: “Të gjithë kanë nevojë të dëgjohen. Meshkuj dhe femra. Këto të fundit më flasin shpesh për burrat e tyre, për tradhtitë e tyre”.

“Më kanë kontaktuar edhe gra që dëshironin të humbnin virgjërinë, si 18-vjeçare edhe ato më të rritura. Më e madhja në moshë ishte 39-vjeç. Zakonisht, janë gra që kanë pësuar trauma nga abuzime seksuale. Unë i ndihmoj të kapërcejnë frikën e tyre. Më kanë kontaktuar edhe lesbike, ndoshta sepse partneret e tyre refuzojë t’i penetrojnë dhe ato kanë nevojë” , tha ai.

Por, ai tregon se pjesa më e madhe e klientëve të tyre janë gra të tradhtuara: “Pasi zbulojnë se mashkulli i tyre i tradhton, nuk arrijnë më në orgazëm”.