Ngjarje e rëndë në Selanik, refugjatët përdhunojnë studenten në ambientet e universitetit

Një ngjarje  rëndë ka  tronditur opinionin publik në Selanik pas episodit të fundit që ka ndodhur në ambientet e Universitetit Aristotelis të këtij qyteti.

Tre refugjatë të moshës 17, 20 dhe 27 vjeç, dy nga Siria dhe një nga Algjeria kanë kërcënuar një çift studentësh duke u marrë me force 30 euro dhe telefonat celularë. Ndërkohë djali është arratisur dhe ka mundur të njoftojë policinë, vajza është sulmuar dhe është abuzuar seksualisht prej tyre.

Policia i ka arrestojë  pas disa orësh  bashkë me katër algjerianë të tjerë, pasi u janë gjetur në banesën e tyre sasi të mëdha lëndësh narkotike, para dhe bizhuteri të vjedhura.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut dhe tre refugjatët përveç akuzave për vjedhje, përballen tashmë edhe me akuzat e rënda të përdhunimit.