Ngjarje e rëndë, vdesin 17 tifozë në një ndeshje futbolli

Në një ndeshje futbolli në Angolë kanë vdekur së paku 17 persona, dhe disa tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportimeve nga mediat në Angolë dhe Portugali, aksidenti ka ndodhur këtë të premte në qytezën e Uige, transmeton Gazeta Blic

Raportohet se kjo ka ndodhur pasi qindra tifozë kanë vrapuar drejt njërës prej hyrjeve të stadiumit, duke bërë që disa prej tyre të rrëzohen dhe të shkelen nga turma.

BREAKING: Portuguese news agency Lusa says 17 people have been killed in a stampede at a football stadium in Angola.