Ngjyra e flokëve tregon aftësitë seksuale

Keni menduar ndonjëherë për lidhjen midis seksit dhe ngjyrës së flokëve? Duket se ka më tepër lidhje midis tyre, sesa mund ta keni menduar!
Ka një lidhje të fshehtë mes ngjyrës së flokëve dhe jetës seksuale, meqenëse edhe nëpërmjet ngjyrës së flokëve ne tregojmë ç’natyrë kemi.
Duket se ato që bëjnë më tepër seks janë flokëkuqet dhe menjëherë pas tyre renditen biondet, sipas një sondazhi të fundit në Gjermani.
Nga ky hulumtim i bërë në Universitetin e Hamburgut, rezulton seflokëkuqet janë ato që kanë më shumë partnerë, ndërsa seks për një natë janë të prirura të kenë më shumë biondet.
Këto dy kategori ishin në krye të listës, sa i përket aktivitetit seksual, ndërsa femrat me ngjyra të tjera renditen më poshtë:
Rreth 4000 vajza beqare u bënë pjesë e studimit, nga ku rezultoi se rreth 30 për qind e flokëkuqeve mendojnë për seksin disa herë në javë, krahasuar me 28 për qind të biondeve dhe 24 për qind e atyre me flokë gështenjë ose 22 për qind e flokëzezave.
Kur u pyetën për raportet seksuale të një nate, u përgjigjën me “po” 60 për qind e biondeve, 58 për qind e flokëkuqeve, 50 për qind e atyre me flokë gështenjë, 47 për qind me ngjyrë tjetër flokësh, 45 për qind me flokë gri, 43 për qind me flokë të zinj dhe 35 për qind me flokë të bardhë.
Flokëkuqet: Janë seksualisht më aktive, numërojnë më shumë se të gjitha partnerë në shtrat, janë gjithmonë të zjarrta dhe të afta për të eksperimentuar në seks.
Biondet: Janë të besueshme dhe të fuqishme në shtrat. Biondet beqare kanë pasur më tepër partnerë seksualë (pas flokëkuqeve), sesa gratë me ngjyra të tjera si gështenjë apo me flokë të zinj. Po ashtu, biondet beqare kanë më tepër gjasa se femrat me ngjyra të tjera flokësh që të kenë raporte për një natë.
Ngjyra të ndezuara, më shumë burra? Kjo nuk është e vërtetuar, në fakt, megjithatë sipas studimit, femrat që i kanë flokët me ngjyra të ndezura kanë rezultuar se flenë me shumë partnerë dhe bëjnë seks më shumë se mesatarja.
Nga studimi thuhet gjithashtu se femrat që kanë tendencë t’i lyejnë flokët e tyre natyrale në të kuqe janë në kërkim të një partneri dhe këtë duan t’ia tregojnë gjithë botës. Nuk është e thënë që e duan thjesht për seks apo për një marrëdhënie të gjatë.